RMV, nesër do të fillojë regjistrimi i mërgimtarëve

Maqedonia

RMV, nesër do të fillojë regjistrimi i mërgimtarëve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Prej nesër fillon regjistrimi i të punësuarve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjeve të tyre, në diasporë, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

MPJ-ja do të zbatojë një fushatë mediatike për të motivuar personat për vetëregjistrim, që mungojnë jashtë vendit: për të punuar në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, zyrat përfaqësuese ose përfaqësuesit e dhomave të tregtisë jashtë vendit, njësitë e biznesit jashtë vendit, ushtria përfaqësuesit e Ushtrisë jashtë vendit dhe studentët dhe qytetarët e angazhuar nga Republika e Maqedonisë Veriore në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik dhe bashkëpunimit tjetër, si dhe anëtarët e familjeve / amvisëritë e tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e përmendur.

Kjo përfshin të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që banojnë jashtë vendit për çfarëdo arsye, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit të tyre.

Vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë. Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike. Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat