Rrëqebulli i pranishëm edhe në Jasen

Maqedonia

Rrëqebulli i pranishëm edhe në Jasen

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Jasen”, në fund të muajit shkurt vërejtën rrëqebull.

Siç theksoi Dime Melovski, ky është rrëqebulli i parë që e ndjekin jashtë Mavrovës dhe rrethinës, dhe vërteton se ky lloj i kafshës po shumohet edhe jashtë Mavrovës.

“Për praninë e rrëqebullit ballkanik në Jasen kishim të dhëna, por deri tani nuk arritëm të kapim dhe t’i vendosim GPS. Shpresoj se ky rrëqebull do të na japë informacione për të ushqyerit dhe lëvizjet e tij në Jasen”, tha Melovski.

Ai sqaroi se rrëqebulli është vërejtur nga tre anëtarët e ekipit të SHEM me përkrahje nga një rojtar i “Jasen”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat