Policia jep detaje se si u plagos djali i Sulejman Rexhepit

Maqedonia

Policia jep detaje se si u plagos djali i Sulejman Rexhepit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:24
Sulejman Rexhepi

Pasditen e sotme në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një incident i armatosur, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia është plagosur një polic

Polici i plagosur me iniciale Z.R, për të cilin TetovaSot meson se është djali i ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, fillimisht ka qenë në makinën e tij Mercedes përderisa kanë ardhur sulmuesit me makinë tjetër Golf/

Të cilët kanë gjuajtur drejt Z.R dhe kanë ikur.

Z.R ka marrë plagë në këmbë dhe vetë ka shkuar në spitalin 8-shtatori ku ka marrë ndihmën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat