Gjykata kërkon që Iliçi të paraqitet menjëherë në burg

Maqedonia

Gjykata kërkon që Iliçi të paraqitet menjëherë në burg

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:33
Boban Iliç

Gjykata Themelore e Kumanovës ka shfuqizuar vendimin paraprak që i mundësonte të dënuarit Boban Iliç në rastin Almiri të shtynte për disa muaj vuajtjen e dënimit me burg.

Me vendimin e fundit, Gjykata kërkon që Iliç të paraqitet menjëherë në burg ku duhet të vuajë dënimin prej katër vitesh.

Prokuroria Themelore e Kumanovës

“Prokuroria nga pakënaqësia e vendimit të sjellë, më 22 Janar 2021 parashtroi ankesë përmes së cilës kërkoi që Këshilli Penal i Gjykatës së Kumanovës ta ndryshoj vendimin që i dënuari të nis menjëherë të vuaj dënimin.”

Këshilli Penal në Gjykatën e Kumanovës nuk ka pranuar as ankesat e familjes Aliu për shtyrje të burgut efektiv, për babain e Almirit, Sedati i cili duhet të mbaj 6 muaj burg dhe dy famijarët Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga 9 muaj, për veprën dhunë.

Pavarësisht këtyre vendimeve gjyqësore as Boban Iliç e as të afërmit e vogëlushit Almir Aliu nuk janë paraqitur në burgun në Kshanje, ku duhet të vuajnë dënimin.

Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur praburgimi dhe burgu shtëpiak. Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një burg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të mbajnë dënimin edhe familjarët e Almirit. Këto të dhëna u konfirmuan edhe nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat