Ilmi Selami: Për 24 orë u regjistruan 11.149 persona nga diaspora

Maqedonia

Ilmi Selami: Për 24 orë u regjistruan 11.149 persona nga diaspora

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Zëvendës drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar gjithsej 11.149 persona nga diaspora.

“Dje ishte dita e parë e regjistrimit të diasporës. Brenda 24 orëve aplikim të suksesshëm dhe regjistrim të suksesshëm kanë pasur gjithsej 11.149 persona, megjithë ato probleme teknike që i kishin në fillim ata mbaruan me sukses aplikimin.

Këtu qasje kanë edhe nga kontitente tjera, SHBA-ja, Kanadaja, Australia etj. Si për fillim numri që prezantova paraqet një numër solid. Presim që ky numër të përsëritet për çdo ditë, në mënyrë që çdonjëri që gjendet në diasporë të regjistrohet. Për sot nuk mund të japim informacione më të detajuara.

Pra kemi vendosur që çdo ditë të shpallim numrin e të regjistruarve brenda 24 orëve”, tha mes tjerash Ilmi Selami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat