Punonjësit e kulturës marshuan sot në Shkup kundër partizimit të kulturës

Maqedonia

Punonjësit e kulturës marshuan sot në Shkup kundër partizimit të kulturës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Iniciativa nga Strumica “Kultura apo fis – kultura”, ka mbajtur sot një marsh protestues që përfundoi para Ministrisë së Kulturës, pasi një profesor i edukatës fizike u emërua drejtor gjeneral i Qendrës së Kulturës “Anton Panov” në Strumicë.

Njëra nga kërkesat kryesore të iniciativë është tërheqja e këtij vendimi. Aktori Vanço Vasilev para fillimit të marshit, theksoi se, kërkesën e tyre e bazojnë në atë që e dinë se nuk është kompetent për kryerjen e atij funksioni.

“Kërkojmë emërimin e një u.d. drejtor të ri i cili do të jetë nga radhët e bartësve të veprimtarisë dhe në afat sa më të shkurtës të shpallet sërish konkurs për zgjedhje të drejtorit gjeneral. Gjithashtu, kërkojnë që në pajtueshmëri me propozim ligjin e ri për kulturë, të ndryshohet neni 21, për kritere më të larta për zgjedhje të drejtorit në cilin do institucion nacional. Po ashtu, kërkojmë të shqyrtohen dokumentet e dorëzuara për dëshmi të kandidatëve se kanë më shumë se pesë vite punë në kulturë dhe dëshmi të të gjitha certifikatave dhe shqyrtimi publik i atyre certifikatave për njohje të gjuhës angleze”, tha Vasilev.

Punonjësit e kulturës kërkuan porositën para Qeverisë se kjo nuk paraqet vetëm problem lokal dhe se ata janë këtu në emrin e të gjithë atyre që janë të rrethuar nga zinxhirët partiak.

Njëra nga pjesëmarrësit tha se, strategjia për zhvillim të kulturës 2018-2022 është paralajmëruar si “Strategji e çlirimit nga politikat e kulturës së regjimit të pushtetit të kaluar”, përmes instalimit të një modeli i cili siç tha, do ta anulojë modelin e vendosur paraprakisht të pushtetit arbitrar dhe klientelist, i cili e partizan kulturën, duke e ngulfatur autonominë e saj dhe vlerën shoqërore.

Iniciativa “Kultura apo fis – kultura” më herët ka mbajtur disa protesta në Strumicë por edhe në Shkup, ku kanë qenë në takim me ministren e Kulturës, Irena Stefoska dhe me koordinatorit nacional për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndër resor, Rober Allagjozovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat