MSH e Maqedonisë së Veriut: Gjatë vitit 2021 do të marrim mbi 800 mijë vaksina Pfizer

Maqedonia

MSH e Maqedonisë së Veriut: Gjatë vitit 2021 do të marrim mbi 800 mijë vaksina Pfizer

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se tashmë ka pranuar marrëveshjen për vaksina kundër Covid-19 nga kompania Pfizer/BioNTech, ku janë dhënë detaje në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për vitin 2021.

Nga MSH thonë se gjatë vitit 2021 do të duhet të marrin mbi 800 mijë doza të vaksinave.

“Prodhuesi Pfizer/BioNTech në vitin 2021 do të shpërndajë 800,280 doza të vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 tremujorë, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet në mars. Në Marrëveshja thuhet se kompania Pfizer/BioNTech këtë muaj do të dorëzojë 21,060 doza vaksinash në vendin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, RMV ka marrë si donacion vaksina “Pfizer” nga Serbia, me të cilat ka filluar të vaksinojë personelin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat