LSDM: Mbështesim propozimin për një njësi zgjedhore

Maqedonia

LSDM: Mbështesim propozimin për një njësi zgjedhore

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:42
LSDM

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski tha se se partia e tij edhe gjatë fushatës ka premtuar se do të angazhohet për një njësi zgjedhore.

“Premtuam se duhet të jetë një njësi zgjedhore dhe se për këtë temë duhet konsensus nga të gjithë. Shpresoj për një debat të përgjithshëm të opozitës, pozitës, partitë e mëdha, të vogla parlamentare dhe joparlamentare për këtë temë”, tha ai.

Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore në Maqedoni

Edhe kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij do të mbështesë kërkesën e partive më të vogla për një njësi zgjedhore.

“Ne jemi për një njësi zgjedhore. Edhe njëherë theksoj se kjo është përparim i demokracisë dhe mundësi për partitë më të vogla”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat