OBRM-PDUKM-ja bllokon Ligjin për nënshtetësi, dorëzon mijëra amendamente

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja bllokon Ligjin për nënshtetësi, dorëzon mijëra amendamente

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Me mbi 500 amendamente të dorëzuara, OBRM-PDUKM-ja ka bllokuar propozim ligjin për shtetësi të dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kreu i Aleancës Ziadin Sela tha se ky veprim i opozitës maqedonase është jonjerëzor. Ai akuzoi partinë e Mickoskit dhe LSDM-në se sillen në mënyrë antinjerëzore.

Sela paralajmëroi se që nga ky moment, në mënyrë të njëjtë, përmes mijëra amendamenteve, do të bllokojnë çdo ligj në Kuvend.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Micevski tha se është e papranueshme që të tolerojnë të sillet ligj, i cili do të mundësojë marrjen e nënshtetësisë me tre dëshmitarë.

Ndërsa edhe pse në koalicion me Zoran Zaevin i cili kundërshton ngjashëm si OBRM-PDUKM-ja propozim ligjin, Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa tha se e mbështesin këtë nismë të opozitës shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat