Pendarovski kundër Osmanit për ndryshimet kushtutese

Maqedonia

Pendarovski kundër Osmanit për ndryshimet kushtutese

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:08
Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dalë kundër qëndrimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që e shprehu në Click Plus për integrimin e bullgarëve në Kushtetutë.

Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se ndryshimet kushtetuese janë e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut.

“Një gjë e tillë nuk është kërkuar nga pala bullgare, as që pret presidenti që të ndodh ajo, pasi që amendamentet eventuale të Kushtetutës janë e drejtë sovrane dhe përgjegjësi e jona.

Në këtë moment, presidenti nuk sheh asnjë nevojë për çfarëdo ndryshimi në Kushtetutë”, thanë nga Kabineti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat