Dy komuna në Maqedoni kërkojnë orë policore, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Maqedonia

Dy komuna në Maqedoni kërkojnë orë policore, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Rritja e rasteve pozitive me Covid-19 ka bërë që komunat si Negotina dhe Gjevgjelia të kërkojnë vendosjen e masave kufizuese, gjegjësisht orë policore.

Sot këtë e ka kërkuar Gjevgjelia, ndërkaq dje Negotina.

Gjevgjelia kërkon që ora policore të fillojë nga ora 21:30 e deri në ora 05:00. Sipas kërkesës së Shtabit të Krizës kjo duhet të vlejë derisa të stabilizohet situata.

Kërkohet edhe kufizimi i udhëtarëve në transportin publik, nga 70% të ulet në 50%.

Ditë më parë të njëjtën kërkesë e pati edhe Negotina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat