Maqedoni: Rritja e rasteve ndryshon pikat e vaksinimit, spitali modular u kalon pacientëve

Maqedonia

Maqedoni: Rritja e rasteve ndryshon pikat e vaksinimit, spitali modular u kalon pacientëve

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:42
Spitali Modular

Rritja e rasteve pozitive dhe shtimi i numrit të pacientëve me Covid-19, ka bërë që të ndërrohen pikat e vaksinimit.

Nga spitali modular në Klinikën Infektive, vaksinimi do të kalojë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Kjo për shkak se Spitali Modular do të shërbejë për trajtim të pacientëve pozitivë në Covid-19.

“Sot do të vihet në funksion spitali modular në Shkup, i cili gjendet në Klinikën Infektive. Kuadri është i përgatitur, menjëherë nis me punë”, tha Filipçe në Saraj.

Ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshim të kuadrit të vaksinimit, pasi siç tha, edhe ashtu vaksinimin e kanë kryer punonjës së Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit.

“Fizikisht, në vend se te Spitali Modular vaksinimi do të zhvillohet në Shtëpitë e Shëndetit”, tha Filipçe.

Ndërkaq në vend janë 8569 raste aktive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat