ASH: Te regjistrimi ka opsion a jeni “maqedon-mysliman”, çfarë është kjo, përkatësi etnike apo fetare

Maqedonia

ASH: Te regjistrimi ka opsion a jeni “maqedon-mysliman”, çfarë është kjo, përkatësi etnike apo fetare

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët para publikut ka shpalosur një sërë lëshimesh në procesin e regjistrimit të diasporës.

Thonë, se janë njoftuar nga diaspora se çdo ditë paraqitet një ose më shumë anomali gjatë regjistrimit, ndërkaq alarmojnë, se gjithë kjo mund ta demotivojë diasporën të regjistrohet.

“Mangësitë janë të shumta dhe Enti i Statistikës ende nuk ka dalë me sqarime se kur mund të presim zgjidhje të anomalive, ndërkohë që regjistrimi është duke vijuar. Shqetësues është fakti që kohëzgjatja e regjistrimit është një proces shumë i komplikuar dhe problemet e sistemit ndikojnë në demotivimin e qytetarëve tanë për tu regjistruar”, tha Bujare Abazi nga ASH.

Si probleme, ajo ka numëruar:

adresa elektronike – sepse aplikuesi duhet të pres nga 5 deri 10 orë për të marrë kodin e veçantë por ndodh që edhe fare mos e marrë, e kjo është arsyeja që shumë qytetarë tanë pas 3 ose 4 tentimeve heqin dorë nga regjistrimi.

përkatësia etnike dhe fetare përzihen – tek grafa e përkatësisë etnike është futur edhe opsioni “maqedon-mysliman” pyetja jonë publike është : A është kjo përkatësi etnike ose fetare?

Andaj ajo ka kërkuar, që “Enti i Statistikave urgjentisht të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të sanuar të gjitha mangësitë e sistemit, që mangësitë teknike mos jenë arsye për ndonjë dështim eventual të procesit të regjistrimit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat