Numër i ulët i të shëruarve nga Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Numër i ulët i të shëruarve nga Covid-19 në Maqedoni

Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Nga të dhënat që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga Covid-19 janë shëruar vetëm 186 pacientë.

Prej tyre, 50 janë në Shkup, 29 në Prilep, 25 në Kavadar, 15 në Kumanovë, 14 në Tetovë, 9 në Veles, 8 në Negotinë, nga 6 të shëruar ka në Koçan dhe Gjevgjeli, 5 të shëruar janë regjistruar në Gostivar, nga 5 të shëruar ka në Strumicë dhe Krushevë, 3 të shëruar ka në Bogdanci, nga 2 të shëruar janë në Shtip, Sveti Nikollë dhe Vallandovë, ndërkaq nga 1 të shëruar ka në Dellçevë dhe Probishtip.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 106.832, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 94.461, numri i vdekjeve është 3.185, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.186.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat