Ziadini,pa e ftuar askush në Qeveri,u vetëofrua dhe doli blof!

Maqedonia

Ziadini,pa e ftuar askush në Qeveri,u vetëofrua dhe doli blof!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:21
Ziadin Sela

Vetëm te opozita shqiptare nuk ekzistojnë të ashtëquajturat “vija të kuqe” kur duhet të jenë dhe nëse ato shfaqen atëherë ato mbeten vetëm kushti për të hyrë në Qeveri  .Kaq është,sepse kauza e tyre është të qenurit në qeveri.

Në fakt deklarata e kryeministrit Zoran Zaev të gjithë në qeveri më shumë referuar VMRO-së për të ndjekur shembullin gjerman ose atë zviceran , vuri në lëvizje menjëherë opozitën shqiptare që ra në kurthin e kësaj thirrjeje të kryeministrit duke vënë ” kushtin ” e madh të asgjësë .Duket se kjo i ka tunduar tejmase partitë që duan të bëhen pjesë e ekzekutivit vetëm përmes këtyre formave , pa u merakosur se kush në fakt do bëjë opozitën .Ali Ahmeti e tha qartë dje se nuk pajtohet me deklaratën e partnerit të tij, liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev që të formohet qeveri me opozitën.

Ahmeti thotë se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin, kjo sipas tij ndodh në të gjitha vendet e botës.

“Opozita bën vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm, përndryshe ato detyrë e kanë që mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, tha Ahmeti

Qeveritë teknike deri tani kanë dëshmuar se nuk janë funksionale , me gjithë ato përplasje përbrenda institucioneve për rejtingje partiake dhe në fakt e njëjtë do jetë sërish nëse gjithë partitë futen në një qeveri të përbashkët me gjithë ato kontradikta midis tyre shkruan Tetovasot.

Por kjo edhe njëherë nxorri në pah qëllimin e partive shqiptare që joshen më shumë ndaj të qenurit në pushtet se sa të mbrojnë kauzat shqiptare sic bëjnë me deklarata populiste derisa janë në opozitë.

Edhepse askush nuk përmendi ASH ose Alternativën , menjëherë dolën sheshit ,,vijat e kuqe” të Ziadin Selës dhe Afrim Gashit për qeverisje!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi se ka disa kushte për të gjitha ata që e duan ASH-AA në qeverisje.

Sela tha se mund të bisedohet por ne kemi kushtet tona (vijat e kuqe)

E para, ndryshime kushtetuese me qëllim heqjen e përkufizimit të gjuhës shqipe si,,gjuha 20%”

E dyta, qeveria e zgjeruar të dërgojë kërkesë zyrtare BE-së për Prokurori dhe Gjykatë Specjale që të rihapë të gjitha proceset e montuara politike dhe lëndët që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

E treta, Zhbllokim i ligjit për shtetësi dhe miratimi i të njëjtin me procedurë të shpejtë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i këtyre qytetarëve.
Të përkujtojmë se këto deklarata bien ndesh me atë që e deklaroi ditë më parë Arben Taravari se me djallin do bënin koalicion vetëm më BDI-në jo .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat