Çka thotë ambasadori rus pas sjelljes së vaksinave në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Çka thotë ambasadori rus pas sjelljes së vaksinave në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Ambasadori rus, Sergej Bazdnikin pas pranimit të vaksinave ruse nga autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, e ka uruar personelin mjekësor për angazhimin e përballjes së pandemisë, ndërkaq ka shtuar, se është i sigurt se vaksina “Sputnik V” do të jetë armë e vyeshme në luftimin e saj.

“Dëshiroj të shpreh inkurajim për personelin mjekësor dhe përballje sa më të shpejtë të pandemisë, ku besoj se vaksina ruse do të jetë arma e vyeshme”, tha Bazdinki nga Aeroporti i Shkupit.

Ai vaksinën ruse e ka cilësuar si “bestseller” botërorë, pasi siç tha, tanimë ajo është shpërndarë në 46 shtete, përfshirë këtu edhe disa shtete evropiane. “Dihet mirë, se Sputniku është vaksina e parë e regjistruar. Vaksina është e sigurtë dhe efikase dhe tashmë bëhet me të drejtë bestseller botëror. Me Maqedoninë e Veriut, vaksina është shpërndarë 46 shtete, përfshirë edhe disa shtete të Bashkimit Evropian”, shtoi Bazdinki.

Rusia e gatshme të bashkëpunojë me RMV-në edhe në fusha të tjera, bëri të ditur ambasadori rus. Përndryshe, vaksinat nga kompania “Sputnik V” kanë zbritur në Aeroportin e Shkupit. Sasia e parë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat