LSM kundër punëdhënësve rreth ditës së diel për ditë pushimi

Maqedonia

LSM kundër punëdhënësve rreth ditës së diel për ditë pushimi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagoi ndaj qëndrimeve të punëdhënësve të cilët thonë se shpallja e ditës së diel si ditë pushimi do të çojë në humbje në shumicën e kompanive.

Atyre nuk u duket e arsyeshme që punëdhënësit të debatojnë me vetveten nëse duhet të punohet të dielën ose jo pa pasur debat me ata që punojnë gjatë ditëve të diela, përkatësisht pa punëtorët.

“I pyesim nëse në debat është biseduar për shtesën që duhet ta paguajnë për punëtorët që punojnë gjatë ditës së diel, e që nuk e paguajnë”, thonë nga LSM.

Ata pyesin se në çfarë mënyre i motivojnë punonjësit të punojnë gjatë ditës së diel dhe me cilën pune e krijojnë kapitalin.

“Pyesim ish-drejtorin e Zonave Industriale Zhvillimore dhe Teknologjike që gjatë tërheqjes së investitorëve të huaj, të njëjtëve u ka ofruar robër ose punëtorë në Maqedoni”, thonë nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat