Taravari: Mbi gjysma e popullatës në Maqedoni ka kaluar COVID-19, s’kemi nevojë për orë policore

Maqedonia

Taravari: Mbi gjysma e popullatës në Maqedoni ka kaluar COVID-19, s’kemi nevojë për orë policore

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:38
Arben Taravari

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari në deklaratë për media tha se është kundër vendosjes së orës policore.

“Shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme kanë pasoja nga mbyllja që ndodhi vitin e kaluar. Në komunën tonë por edhe në Maqedoni unë mendoj se mbi gjysma e popullatës tashmë ka kaluar coronavirusin”, tha Taravari

Sipas tij, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse asnjëherë nuk ia ka qëlluar me vendime dhe vendimet e tyre nuk kanë qenë të arsyeshme.

“Duhet të shohim nëse Qeveria do ta pranojë propozimin. Unë personalisht mendoj se as që duhet të bisedohet për orë policore dhe s’kemi nevojë për orë policore”, tha Taravari duke shtuar se mund të bisedohet për ndonjë kufizim të mundshëm te orari i punës.

Taravari tha se është absurde që të kufziohet orari i punës dhe të mos gjenden vaksinat kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat