RMV, punonjësit shëndetësorë- pagë për 5% më të lartë gjatë muajit mars

Maqedonia

RMV, punonjësit shëndetësorë- pagë për 5% më të lartë gjatë muajit mars

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi rritje prej 5% të pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike. Në paraqitjen e sotme në emisionin “Briefingu i mëngjesit”, Filipçe theksoi se rritja do të jetë për edhe personelin mjekësor edhe për atë jo-mjekësor të punësuar në institucionet shëndetësore.

“Ajo që sot duhet ta përcaktojmë sot me Sindikatën është rritja e pagave me 5% të të gjithë atyre që janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë. Rritje të rrogës do të ketë si për punonjësit shëndetësorë ashtu edhe për ata jo-shëndetësorë dhe duhet të fillojë nga muaji mars. Rritja është nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e marsit, e cila paguhet në prill”, tha Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë investon vazhdimisht në resurset njerëzore, përveç rritjes së pagave të punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të tjerë në institucionet shëndetësore publike, në kushtet e pandemisë kovid janë realizuar 446 punësime të reja në shëndetësinë publike. Me punësimet e reja dhe rritjen e pagave, Ministria e Shëndetësisë krijon kushte që çdo punonjës i ri shëndetësor të shohë të ardhmen dhe karrierën e tij në vendin e tij.

Kujtojmë se edhe në dhjetor të vitit të kaluar 7.600 punonjës të shëndetit publik që punonin me pacientë kovid morën shpërblim prej 30 mijë denarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat