Maqedoni: Karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Afrika

Maqedonia

Maqedoni: Karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Afrika

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim që të gjithë personat që kthehen nga vendet e afrikane të qëndrojnë në karantinë 14 ditore.

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së variantit jug-afrikan të coronavirusit.

“Udhëtarët nga kontinenti afrikan, të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë do të duhet detyrimisht të qëndrojnë 14 ditë në izolim shtëpiak. Ndërsa personat të cilët vijnë nga ato vende, por vetëm transitojnë në Maqedoni, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë”, tha Zaev.

Ndryshe, Maqedonia ka vendosur që prej nesër ta rikthejë edhe masën e orës policore, e cila do të fillojë nga ora 22:00 deri 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat