Aksident i rëndë, humb jetën një 48 vjeçar në Saraj të Strumicës

Maqedonia

Aksident i rëndë, humb jetën një 48 vjeçar në Saraj të Strumicës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën sot pasdite në një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë-Berovë.

Siç njofton policia, aksidenti tragjik ka ndodhur te udhëkryqi në fshatin Saraj.

Në policinë e Strumicës kanë thënë se në këtë aksident janë përplasur një kamion dhe një makinë, kurse jetën ka humbur një 48 vjeçar


Nëv endin e ngjarjes ka dalë një ekip hetues. Në Spitalin e Strumicës kanë njoftuar se është sjellur një person pa shenja jete, me lëndime të rënda në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat