Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se infektimet me koronavirus janë rritur për 23%.
Në periudhën 1 deri më 7 mars 2021 janë regjistruar 4.463 raste të reja pozitive në 35 qytete.
Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi, ndërsa icidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë sëbashku me Demir Kpainë.
Të infektuarit janë nga të gjitha grupmoshat, më e zakonshmja është mbi 60 vjeç (23%), më pas vijojnë personat e grup- moshës 30-39 vjeç (20.1%), 40-49 (17.8%), 50-59 (17.4%), 20-29 (14%). Numri më i vogël i të infektuarve është shënuar tek fëmijët nga mosha 0 deri më 9 vjeç (2.3%) dhe 10-19 (5.2%). Ndërsa, në krahasim me javën e kaluar është ulur numri i rasteve të vdekshmërisë me një shifër prej 17.4%.