Surija Rashidi: Partitë maqedonase u bënë bashkë kundër një të drejte të shqiptarëve

Maqedonia

Surija Rashidi: Partitë maqedonase u bënë bashkë kundër një të drejte të shqiptarëve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:21
Syrija Rashidi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, duke folur për Ligjin për shtetësi dhe bllokadën me amendamente që po e bën opozitat për shqiptare kuvendit, shkaku i mos votimit të këtij ligjit, tha se bëhet fjalë për një çështje e cila po zvarritet gati 30 vite.

“Ne kemi pasur shumë ankesa nga këto qytetarë, dhe koalicioni ynë këtë çështje e ka pasur edhe premtim parazgjedhor dhe konfrom asaj ne përgatitim një ligj për ta rregulluar këtë çështje. Ligji është përgatitur tre muaj”, u shpreh Syrija Rashidi në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.

Ai tha se Ligjin më herët ua kanë dërguar partive më të mëdha që të kenë kohë dhe ta shqyrtojnë në mënyrë që i njëjti të mund të përmirësohet.

“Qeveria u shpreh se për ata është i papranueshëm ky ligj, ndërsa nga ana tjetër edhe opozita maqedonase ju bashkëngjit këtij karvani të opstruimit dhe pengimit të ligjit me parashtrimit të qindra ligjeve. U bë një presedan që një ligj të bllokohet jo për arsye politike por etnike. Sepse gjithë partitë politike maqedonase u bën bashkë për ta penguar një të drejtë të shqiptarëve”, tha Rashidi.

Ai shtoi se kjo u ka mundësuar atyre që edhe ata të bllokojnë ligje me amendamente të panumërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat