Qeveria e Maqedonisë vendosi të zgjasë afatin për kontabilistët për dorëzimin e llogarive përfundimtare

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë vendosi të zgjasë afatin për kontabilistët për dorëzimin e llogarive përfundimtare

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Tre ditë para skadimit të afateve, Qeveria vendosi t’u japë kontabilistëve 10 ditë shtesë, që ti dorëzojnë llogaritë përfundimtare vjetore për vitin e kaluar. Kjo mund të bëhet deri më datën 25 të këtij muaji, në vend të datës 15-të, siç kërkohej fillimisht.

Edhe pse vetëm disa javë më parë Qeveria ishte e vendosur se nuk do të kishte zgjatje të afateve, në koordinim me Regjistrin Qendror ata kanë marrë një vendim të kundërt. Si arsye e theksojnë gjendjen me koronavirusin.

Nga Regjistri Qendror nuk na dhanë përgjigje konkrete në pyetjen, pse fillimisht e refuzuan atë, dhe tani e morën një vendim të tillë.

“Shumë kontabilistë janë të infektuar me virusin dhe janë në spital, duke ua bërë të pamundur të përmbushin afatet ligjore”, thonë nga Regjistri Qendror

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat