Gjendja në çerdhet e Maqedonisë është stabile, për momentin do të mbeten të hapura

Maqedonia

Gjendja në çerdhet e Maqedonisë është stabile, për momentin do të mbeten të hapura

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shehpanska thotë se gjendja me coronavirusin në çerdhe është stabile. Ato mbeten të hapura.

“Në çerdhe sipas raportit të fundit javor ka 14 fëmijë të infektuar me COVID-19 dhe 34 punonjëse. Gjendja në çerdhe është nën kontroll”, tha Shahpasnka.

Ajo shtoi se momentalisht ka 15.500 fëmijë nëpër çerdhet e Maqedonisë dhe interesi i prindërive për t’i çuar rritet.

“Duke marrë parasysh se sipas protokolleve shëndetësore në çerdhe nuk mund të ketë mbi 21.300 fëmijë, ende ka vende të lira”, tha Shahpanska.

Sipas saj, çerdhet duhet të mbeten të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat