Mariçiq: Pas rritjes së pagave të policisë gjyqësore, vijojnë uniformat e reja për policinë e burgjeve

Maqedonia

Mariçiq: Pas rritjes së pagave të policisë gjyqësore, vijojnë uniformat e reja për policinë e burgjeve

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:24
Bojan Mariçiqi

Pas rritjes së pagave të policisë gjyqësore, vijojnë edhe uniformat e reja për policinë e burgjeve, paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqi.

Ai theksoi se tashmë e ka nënshkruar rregulloren me të cilën pjesëtarët e policisë të burgjeve do të marrin uniforma moderne përkatëse.

“Pas shumë protestave dhe kërkesave, të cilat zgjatën me vite, javën e kaluar përfundimisht e zgjodhëm problemin me pagat e policisë gjyqësore. Këta nëpunës do të marrin rritje prej 8 deri 18 për qind. Kjo do të thotë se disa, do të marrin rritje për pothuajse një të pestën. Kjo bëhet për herë të parë dhe në të vërtetë jam i kënaqur që e zgjodhëm këtë problem. Nga ana tjetër, vijojnë edhe uniformat e reja për policinë e burgjeve”, tha Mariçiqi.

Sipas Mariçiqit, me rritjen e pagave po zgjidhet problemi shumëvjeçar i këtyre nëpunësve, të cilët kërkuan rritje, ndërsa siç tha, nënshkrimi i rregullores është rezultat i negociatave shumëvjeçare midis sindikatave dhe Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat