Dimitrov infektohet me Koronavirus, anulon udhëtimin për në Luksemburg

Maqedonia

Dimitrov infektohet me Koronavirus, anulon udhëtimin për në Luksemburg

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:29
Nikolla Dimitrov

Zv. Kryeministri për Çështje të Integrimeve Evropiane Nikolla Dimitrov po përgatitej të vizitonte Luksemburgun, por ka marrë test pozitiv për coronavirus.

Sipas asaj çka njofton zv. kryeministri në Facebook, ai nuk ka simptoma dhe po ndihet mirë.

“Unë isha duke u përgatitur për të vizituar Luksemburgun, por testi tregoi se unë tashmë kisha një” mysafir” të rrezikshëm.

Le të vazhdojë të rritet pa e vërejtur shumë dhe të zhduket më shpejt. Ruajeni veten njerëz”, shkruan Dimitrov në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat