Në spitalet e Maqedonisë janë duke u trajtuar gjithsej 955 pacientë

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë janë duke u trajtuar gjithsej 955 pacientë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Për shkak të numrit të zmadhuar të pacientëve me kovid-19, të cilët kanë nevojë për t’u shtri në spital, janë hapur sërish kovid qendrat të Klinikave për nefrologji, gastroenterohepatologji, sëmundje të syve, si dhe të Klinikës për vesh, hundë dhe fyt.

Nga Ministria e shëndetësisë thonë se gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 55 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusit. Në kryeqytet të dyshuar dhe të konfirmuar për kovid-19 janë gjithsej 406 persona të cilët po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive, ndërsa një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje me oksigjenit.

Aktualisht, 166 pacientë janë duke u trajtuar në kovid qendrat e Klinikave interne. Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit (SPQ) “8 Shtatori” janë gjithsej 79 pacientë, 131 janë shtrirë në Klinikën për sëmundje infektive, kurse 25 pacientë janë në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle. Pesë paciente pozitive janë të hospitalizuara në Klinikën gjinekologjike.

Në Shkup këtë mëngjes ka pas 76 vende të lira pune, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar të lirohen ende vende të lira.

Raportohet se në kovid qendrat e spitaleve në të gjithë vendin janë duke u trajtuar gjithsej 589 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. 54 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, kurse 38 pacientë në spitalin e Shtipit. Në Repartin e sëmundjeve Infektive në Tetovë janë 24 pacientë, 41 pacientë po trajtohen në Veles dhe 95 pacientë në Kumanovë. 63 pacientë janë shtruar në spital në kovid qendrën në Ohër, 81 në Prilep, 26 në Gostivar dhe 18 në Strugë. Në spitalin e Strumicës janë 37 pacientë, 7 në Kocani, 9 në Kërçovë, 73 në Kavadarci, 10 në Gjevgjeli dhe 13 pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus në Dibër.

Në spitalet e vendit janë duke u trajtuar gjithsej 955 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat