Rexhepi: Do të rikunstrohen 35 rrugë lokale në gjithësej 21 komuna

Maqedonia

Rexhepi: Do të rikunstrohen 35 rrugë lokale në gjithësej 21 komuna

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:37
Bekim Rexhepi

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për rrugët lokale parashihet ndërtimi dhe rikonstruimi i gjithësej 35 rrugë lokcale në gjithësej 21 komuna dhe qyteti i Shkupi.

Vlera totale e këtij projekti është 70 milion euro.

“Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje Blagoj Bocvarski prezantuam  projektin për rrugët lokale tē finansuar nga Banka Boterore, me vlerë prej 70 milion euro. Filloi faza e tenderimit për projektet rrugore për komunën  e Kërçovës dhe atë, rikonstruimi i rrugëve në qytet dhe rikonstruimi i rrugës nga fshati Greshnicë deri tek fshati Dlapkin Doll. Vlera totale e këtyre projekteve është 1.013.607 euro. 

Gjithashtu, projektet për rikonstruimin e rrugëve lokale në komunën e Tetovës, projekt me vlerë prej 359,571 euro, dhe për komunën e Vrapcishtes  (ndērtimi i rrugës lokale në f. Zubovc) me vlerë prej 206,400,38 euro pritet që së shpejti të fillohet me realizimin e puneve në terren”, ka shkruar zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat