Në kulmin e krizës dhe pandemisë, bankat në RMV kanë fituar 118 milionë euro

Maqedonia

Në kulmin e krizës dhe pandemisë, bankat në RMV kanë fituar 118 milionë euro

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Në vit pandemie, me karantinë dhe restriksione, bankat në Maqedoninë e Veriut kanë rritur fitimet. Fitimi i përgjithshëm i bankave në vitin 2020 është 118 milionë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë.

Ky fitim është për 9 milionë euro më i madh se fitimi në vitin 2019, kur bankat kanë shënuar profit 109 milionë euro.

Në vitin 2019 në Maqedoni kanë funksionuar 15 banka, kurse në vitin 2020 numri ka rënë në 14, për shkak të mbylljes së bankës Eurostandard. Mesatarisht, tri bankat më të mëdha në RMV fitojnë 100 mijë euro në ditë.

Banka Komerciale e ka forcuar pozitën e vet si bankë më e madhe në vend. Aktiva e saj deri në fund të vitit 2020 ka arritur vlerën 2,157 miliardë euro, transmeton Lajm. Për vetëm një vit, respektivisht në krahasim me vitin 2019, aktiva e Bankës Komerciale është rritur për 156 mlionë euro.

Banka e dytë pas Bankës Komerciale është Stopanska Banka Shkup, me aktivë në vlerë prej 1,724 miliardë eurove, që është për 103 milionë euro më e madhe se në vitin 2019.
Banka e tretë është NLB Banka, e cila në fund të vitit 2010 ka treguar aktivë të vlefshme 1,574 miliardë euro, respektivisht 137 milionë euro më shumë se në vitin 2019.
Në vendin e katërt gjendet Halk Banka, me aktivë 1,089 miliardë euro dhe me rritje prej 156 milionë eurove në krahasim me vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat