Bekteshi: Opozita të mos bllokojë, por të ofrojë zgjidhje

Maqedonia

Bekteshi: Opozita të mos bllokojë, por të ofrojë zgjidhje

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:35
Kreshnik Bekteshi

“Jo vetëm nga seti i pestë i masave ekonomike, por edhe nga pakoja e katërt e masave antikrizë ende ka vendime ligjore të cilat nuk i kanë kaluar as komisionet në Kuvend. Kjo është e vërteta. I bëj thirrje opozitës e cila i interpreton shifrat siç dëshiron, t’i mbështesë të gjitha vendimet ligjore, ndërsa nëse nuk i pëlqejnë, të ofrojë alternativë që t’i përmirësojmë, jo të bllokojë”.

Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai theksoi se qëllimi i Qeverisë është të krijojë vendime sa më të mira që ndihma të kahëzohet atje ku duhet, por në biseda me opozitën dhe me të gjithë faktorët tjerë.

“Në Kuvend ende ka ligje që nuk janë sjellur për realizimin e pakos së katërt të masave. Seti i katërt i masave ekonomike i dha rezultatet e saj, por duhet të merret parasysh se në Kuvend ende ekzistojnë vendime ligjore nga seti i katërt i masave të cilat janë në komisionin e financave në pjesën e dekapitalizimit të bankës së Maqedonisë për zhvillim, por njëkohësisht edhe në pjesën e masës së re për vendosje të garancionit për kompanitë me orientim eksportues dhe rritje të kapacitetit të Bankës Zhvillimore që të japë kredi pa interes për të gjitha kompanitë tona. Opozita i interpreton shifrat ashtu siç dëshiron. U bëj thirrje t’i mbështesin të gjitha vendimet ligjore. Nëse nuk i duan këto vendime ligjore, le të ofrojnë alternativa që t’i përmirësojmë vendimet ligjore, ndërsa jo të bllokojnë”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se do të bisedojnë edhe me opozitën dhe faktorët tjerë që të krijojmë politika sa më të mira dhe ndihma me të vërtetë të kahëzohet pikërisht atje ku duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat