Mbi 77 mijë persona janë regjistruar në diasporë

Maqedonia

Mbi 77 mijë persona janë regjistruar në diasporë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Përmes aplikimit për vetë-regjistrim të diasporës deri sot, janë regjistruar gjithsej 77.122 persona.

Procesi i vetëregjistrimit filloi në 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Ndërsa nëpërmjet aplikacionit po regjistrohen shtetasit e Maqedonisë që janë jashtë vendit.

Nga 1 marsi ka filluar edhe regjistrimi i të punësuarve në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe shtetasit e Maqedonisë që janë në OKB dhe përfaqësitë e saja, përfaqësuesit e Odave Ekonomike jashtë vendit, ushtarët që janë jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar për bashkëpunim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat