MASH-Maqedoni: Mësimdhënësit e prekur nga virusi korona, nuk mund të zëvendësohen nga studentët

Maqedonia

MASH-Maqedoni: Mësimdhënësit e prekur nga virusi korona, nuk mund të zëvendësohen nga studentët

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Në një shkollë fillore të Shkupit, një mësuese nga një klasë që vijon mësimet me prani fizike, u izolua sepse u infektua me virusin korona dhe në vend të saj u angazhua një student.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë se kur një nga mësimdhënësit që janë duke zhvilluar mësimin me prezencë fizike prekët nga virusi korona, drejtuesit e shkollës duhet të gjejnë një zëvendësues tjetër të përshtatshëm nga radhët e mësuesve të punësuar në shkollë.

Nga MASH, shtojnë se ekziston një mundësi tjetër, kur në përputhje me kryetarin e bashkisë, një mësues tjetër punësohet si zëvendësues për mësimdhënësin e prekur me virusin korona deri në tre muaj.

Lidhur me publikimet në internet nga “Sloboden Peçat”, se studentët janë duke i zëvendësuar mësuesit e infektuar me virusin korona, MASH thotë se një person i papunësuar nuk mund ta zëvendësoj një mësues.

“Një person i cili nuk është i punësuar në shkollë, nuk mund të jetë zëvendësues i një mësuesi të sëmurë, kjo do të thotë se nuk mund të jap mësim dhe të plotësojë të dhënat pedagogjike”, nënvizojnë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat