“Boll Më”: EVN Maqedoni vite me radhë bën diskriminim etnik ndaj shqiptarëve

Maqedonia

“Boll Më”: EVN Maqedoni vite me radhë bën diskriminim etnik ndaj shqiptarëve

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:16
EVN

Lëvizja qytetare “Boll Më” sot ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të iniciativës së tyre kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoni.

“Boll Më” sot e ka akuzuar EVN-në se që 11 vite diskriminon qytetarët në RMV në baza etnike. Sipas tyre, ek konsumatorët shqiptarë orëmatës janë të vendosur jashtë oborrit, ndërsa tek ata maqedonas ndodhen brenda oborrit të tyre.

Akuzat e tyre i kanë ilustruar edhe me tre video të bëra në një rrugë të banuar vetëm me shqiptarë, një vetëm me maqedonas dhe një ku banojnë disa komunitete.

“Ne i marrim si shembull tre rrugë të Tetovës, por si këto kemi qindra raste në çdo qytet, në Kumanovë, Çair, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Dibër. Diskriminim në pikë të diellit, ditë e në drekë. Diskriminim, i cili bëhet nga EVN-ja, por me lejen e Zaevit dhe KRRE-së. Si ka mundësi të që të bëhet ky stigmatizim kolektiv, damkosje kolektive e shqiptarëve në shekullin 21?! Domethënë këta e bëjnë shkeljen e Kushtetutës me dy këmbë”, tha Krenar Osmani nga Lëvizja “Boll Më”.

Ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj EVN-së, KRRE-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, duke shtuar se video-materialet do t’i përdorin si dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat