Arrestohen 20 persona për incidentin në Strumicë

Maqedonia

Arrestohen 20 persona për incidentin në Strumicë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:18
Incidenti në Strumicë

Policia ka arrestuar 20 persona pas incidentit që ndodhi dje në Strumicë i iniciuar nga grupi i ashtuquajtur “grupa nga Banica” pas publikimit të videos që e ka shqetësuar opinionin, në të cilën shikohet se si një grup rahin një burrë.

Gjatë rrahjes janë lënduar dy persona, por jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Përleshjes i parapriu një konflikt tjetër që filloi në kazino pasi një nga pjesëmarrësit nga “grupi nga Banica” ngacmoi një punonjës të kazinosë, e cila u pasua nga fyerje për baza etnike ndaj dy banorëve të rrahur më vonë të fshatit.

Për momentin MPB po shikon edhe video të tjera nga kamerat që të zbardhet rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat