Agonia e drejtësisë sllavo-maqedone mbi shqiptarët vazhdon!

Maqedonia

Agonia e drejtësisë sllavo-maqedone mbi shqiptarët vazhdon!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Tre nga shtatë të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat e 26
shkurtit për rastin “Monstra”, Janë dënuar edhe pse kanë pranuar fajin kjo ndjesë nuk i ka lehtësuar masën e ndëshkimit të pamerituar.

Bëhet fjalë për të pandehurit Behar Dalipi 1 vit burg, Besart Kalisi 1 vit burg, Shaban Veseli- 1 vit burg, të cilët gjykata sllavo-maqedone e Shkupit i ka shpallur fajtorë, ndërsa në raste të ngjajshme kur nxirren para ”drejtësisë” pjestarët e bashkësisë sllavo-maqedone ata falen dhe lirohen sepse janë nga ”tanët”.
Ky është shteti i së ”drejtës” që synon BE-në me këto standarde, nuk ka për të mbërritur deri te Ura e Gurit e le më të arrij deri në Aeroport.

Me këtë ”drejtësi” të një anëshme të mbushur përbrenda me urrejtje dhe shovinizëm si praardhësit e tyre komunistë ata po e dënojnë vetëm rininë shqiptare duke vepruar me dy standarde psh., për njërin si njerk e për tjetrin si mëmë.

Me këtë ”revan” që ka nisur qeveria e Zajkos dhe e servilëve shqiptarë të koalicionit, s’ka çfarë troket në dyert e BE-së, ato duhet të jenë të mbyllura deri atëherë kur do ketë drejtësi për të gjithë në të kundërtën shqiptarët duhet të mendojnë për forma të tjera të organizimit dhe qeverisjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat