Hoxha: Qeveria e Maqedonisë është e kënaqur nga numri i qytetarëve të regjistruar në diasporë

Maqedonia

Hoxha: Qeveria e Maqedonisë është e kënaqur nga numri i qytetarëve të regjistruar në diasporë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:50
Muhamed Hoxha

“Qeveria e Maqedonisë është e kënaqur nga numri i qytetarëve të diasporës ndaj regjistrimit”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha sot në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se janë tejkaluar të gjitha gabimet teknike të cilat u shfaqën në fillim dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar për këtë operacion statistikor.

“Duam t’ju informojmë se deri më sot, 19 mars, nga diaspora gjithsej janë vetë-regjistruar mbi 82 mijë bashkëqytetarë tanë. Numër më të madh të qytetarëve të regjistruar ka në Zvicër mbi 26 mijë, pastaj në Gjermani, rreth 19 mijë, vijon Italia, ku janë vetë-regjistruar mbi 10 mijë qytetarë”, u shpreh Hoxha.

Ndryshe, regjistrim i popullsisë në RMV ka nisur më 1 mars, ndërsa do të zgjasë deri më 21 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat