Deri tani në Maqedoni për herë të dytë me COVID-19 janë infektuar 123 persona

Maqedonia

Deri tani në Maqedoni për herë të dytë me COVID-19 janë infektuar 123 persona

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Mjekja Gordana Kuzmanovska thotë se nga rasti i parë me COVID-19 në Maqedoni në vitin 2020 deri sot ka 123 raste të riinfektimit.

Ajo sqaron se personat që kanë pasur kontakt me pacient pozitiv me COVID-19 duhet të testohen.

“Sipas strategjisë së testimit në Maqedoni, testohen vetëm personat që kanë simptoma me COVID-19 ose sipas vlerësimit epidemiologjik. Personat që kanë pasur kontakt me person pozitiv nuk testohen, përveç se nuk shfaqin simptoma”, thotë Kuzmanovska e cila shton se ata që dëshirojnë të bëjnë test duhet privatisht duhet ta bëjnë shtatë ditë pas kontaktit me person të infektuar.

Kuzmanovska potencoi se personat që kanë pasur coronavirus kanë anti-trupa deri në 3 muaj deri në gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat