Për një ditë regjistrohen mbi 11 mijë mërgimtarë të Maqedonisë në regjistrim

Maqedonia

Për një ditë regjistrohen mbi 11 mijë mërgimtarë të Maqedonisë në regjistrim

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 99.409 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

Gjatë ditës së djeshme kishte 87.905 të regjistruar, që bën që për një ditë fundjave janë regjistruar 11.504 mërgimtarë.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021.

Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit.

Regjistrimi i popullatës në vend do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill 2021. Enti shtetëror për statistika publikoi edhe konkurs të tretë plotësues për angazhimin e personave të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV, për të cilin kandidatët e interesuar duhet të paraqiten deri më 20 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat