Filipçe: Ora policore vazhdon, KSI do të vendosë nëse nevojiten masa kufizuese shtesë

Maqedonia

Filipçe: Ora policore vazhdon, KSI do të vendosë nëse nevojiten masa kufizuese shtesë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:58
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook” bëri të ditur se ora policore vazhdon.

“Ndalesa e lëvizjes është nga ora 22:00 deri në ora 05.00”, shkruan Filipçe.

Ai ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë ditëve të ardhshme, në bazë të analizave epidemiologjike do të vërtetojë nëse nevojiten masa kufizuese shtesë”, shkruan Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat