Grubi: 21 marsi Dita Ndërkombëtare e personave me Sindromën Daun: Më shumë ngjasojmë se sa dallojmë

Maqedonia

Grubi: 21 marsi Dita Ndërkombëtare e personave me Sindromën Daun: Më shumë ngjasojmë se sa dallojmë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:54
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë i Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka dhënë mesazhin e tij për Ditën ndërkombëtare të Sindromit Daun.

Grubi ka shkruar se “Më shumë ngjasojmë se sa dallojmë, ndërsa jeta është e drejtë e cila i takon të gjithëve e nuk është privilegj i disave.

Më shumë ngjasojmë se sa që dallojmë, ndërsa jeta është e drejtë e cila i takon të gjithëve e nuk është privilegj i disave. Përsosmërinë e bën barazia e të ndryshmëve e jo njëllojshmëria.

Një ditë për ta shënuar kromozomin 21, një jetë për të ndërtuar shoqëri të barabartë për të gjithë. Jetën e kemi të përbashkët, ta bëjmë edhe shoqërinë të tillë, ka shkruar mes tjerave Grubi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat