Jemi afër kulmit të valës së tretë të pandemisë”, Hasani optimist se numri i rasteve do të bie

Maqedonia

Jemi afër kulmit të valës së tretë të pandemisë”, Hasani optimist se numri i rasteve do të bie

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:12
Iliri Hasani

“Të gjithë faktorët epidemiologjik flasin se jemi diku afër kulmit, pikut, pikës më të lartë. Të shpresojmë se në ditët e ardhshme, respektivisht javëve të ardhshme të fillojnë të bien numrat. Deri atëherë mbetet detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë që të përballojë valën e tretë të pandemisë në republikën tonë”, deklaroi Hasani.

Komisioni për sëmundje infektive ka analizuar efektet e orës policore, e cila ishte në fuqi 10 ditët e kaluara. Shaban Memeti, drejtori i Institutit për shëndet publik, njëherit edhe anëtare i Komisionit për sëmundje infektive thotë se kanë ardhur në konkluzion se Ora policore e deritanishme ka mbajt një stabilitet relativ të rasteve me Covid19, prandaj si Komision kanë rekomanduar që edhe në dy javët e ardhshme të vazhdojë e njëjtat masa.

“Ora policore e deritanishme ka mbajt një stabilitet relativ të rasteve me Covid19, por kemi raste dhe paraqitje të rasteve të mutacion gjenetik dhe raste që paraqiten nëpër klinika me simptomatologji të shpejtë, për atë nuk kemi mbingarkesë të institucioneve shëndetësore, por kemi raste që më shpejtë paraqiten në institucione shëndetësore”, u shpreh Memeti.

Edhe në 14 ditët e ardhshme, gjegjësisht deri më 6 prill, qytetarët e kanë të kufizuar kohën e lëvizjes edhe atë nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit. Në seancën e sotme këtë rekomandim të dalë nga KSI e miratoi edhe Qeveria. Komisioni i ekspertëve shëndetësor gjatë kësaj jave do të zhvillojë edhe një mbledhje tjetër për të analizuar situatën epidemiologjike me virusin korona dhe nëse duhen masa tjera shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat