Në aksidentin në rrugën Ohër- Kërçovë, një i vdekur, dy të lënduar rëndë

Maqedonia

Në aksidentin në rrugën Ohër- Kërçovë, një i vdekur, dy të lënduar rëndë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe dy persona të lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër- Kërçovë.

Gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Ohrit ka humbur jetën një 52 vjeçar nga Kërçova. Siç njoftojnë nga SPB-Ohër, aksidenti ka ndodhur mbrëmë bë ora 18:05 minuta, kur janë përplasur një makinë e tipit Folksvagen Bora”, me targa të Kërçovës e drejtuar nga S.I. dhe një mjet ngarkues “Citroen Jamper”, me targa të Shkupit, drejtuar nga 29 vjeçari B.M nga Saraji i Poshtëm.

“Në vendngjarje ka nderuar jetë vozitësi S.I., derisa lëndime të rënda trupore kanë marr bashkudhëtari në makinën “Folksvagen Bora”, 40 vjeçari D.K. nga Kërçova dhe vozitësi B.M.. Lëndimet e tyre janë konfirmuar në spitalin “Sv. Erazmo”, në Ohër.

Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipet policore dhe Prokurori publik, me urdhrin e të cilit do të kryhet obduksion ndaj trupit të viktimës”, njoftojnë nga SPB-Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat