Në rrugën Kërçovë – Ohër nga fillimi i vitit kanë ndodhur 15 aksidente

Maqedonia

Në rrugën Kërçovë – Ohër nga fillimi i vitit kanë ndodhur 15 aksidente

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Rruga magjistrale Ohër – Kërçovë, në të cilën pesë vite me radhë bëhen punime ndërtimore, nuk është mjaftueshëm e shënuar dhe paraqet rrezik për qytetarët.

Vitin e kaluar në këtë aks rrugor kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, me 33 rëndë të lënduar dhe dy viktima.

Ndërsa këtë vit vetëm në tre muajt e parë, kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me dhjetë rëndë të lënduar dhe një viktimë.

Me qëllim që të rritet siguria në komunikacion, stacioni policor në Ohër, nga fillimi i këtij viti gjithsej ka kryer 174 kontrolle të përforcuara ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Nga MPB thonë se të gjithë ata që kanë shkelur rregullat janë gjobitur, ndërsa disa edhe janë përjashtuar nga komunikacioni.

SPB Ohër vazhdimisht ju bën apel pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes gjatë drejtimit të makinave dhe të jenë të vëmendshëm në sinjalizimet horizontale dhe vertikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat