Tri ditë regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak vizitës së admiralit Burk

Maqedonia

Tri ditë regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak vizitës së admiralit Burk

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në qytetin e Shkupit do të ketë tri ditë regjim të posaçëm komunikacioni për shkak vizitës së zyrtare të komandantit të Forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropë, admirali Robert Burk.

“Prej sot deri të shtunën, Ministria e punëve të brendshme do të marrë masa të veçanta për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrorë të qytetit të Shkupit”, njoftojnë nga ministria.

Ministria sqaroi që ky regjim i posaçëm do të organizohet për shkak vizitës së admiralit Robert Burk.

“Sektori për punë të brendshme në Shkup apeloi deri të të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion, të respektojnë udhëzimet që do t’i japin punonjësit policore të uniformuar”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat