Mutacioni britanik ka mbushur spitalet, Astra Zeneka arrin të dielën në Maqedoni

Maqedonia

Mutacioni britanik ka mbushur spitalet, Astra Zeneka arrin të dielën në Maqedoni

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:28
Ilustrim

Mutacioni britanik është duke mbushur objektet spitalore. Numri i të infektuarve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë.

Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00 është ende në fuqi, i cili filloi në 10 mars dhe do të zgjasë deri më 6 prill.

16 mijë raste aktive të të infektuarve sjellin me vete një numër të shtuar të shtrimeve në spital. Nga dje deri më sot, tetëdhjetë pacientë të rinj janë pranuar në Qendrat Covid në Shkup.

Astra Zeneka arrin të dielën. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u mburr se brenda pak ditësh vaksinat do të vijnë nga kompania Astra Zeneka.

“Këtë javë, më 28 mars, në orën 07:55, dërgesa e parë prej 24.000 vaksinave të Astra Zeneca arrin në Shkup përmes sistemit Covax”, njoftoi Filipçe.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 123.491, numri i pacientëve të shëruar është 103.374, numri i të vdekurve ka arritur në 3.574, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.543.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat