ASH-AAA: Edhe sa fëmijë duhet të infektohen që Ministria e Arsimit të marrë masa

Maqedonia

ASH-AAA: Edhe sa fëmijë duhet të infektohen që Ministria e Arsimit të marrë masa

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot kanë reaguar pas informacioneve se njëzet fëmijë janë infektuar me Covid-19 dhe të gjithë janë të hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, ku thonë se kjo flet qartë se Qeveria edhe pas një viti vazhdon të jetë e papërgjegjshme të mos ketë plan konkret për ballafaqimin me pandeminë për të ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe të qytetarëve nga infektimi.

“Kjo është edhe një arsye shtesë që të konstatojmë se ky vit shkollor, ashtu si filloi pa asnjë përgatitje, do të përfundon përfundojë më me një dështim të thellë dhe me pasoja shumë të rëndë rënda për shëndetin e nxënësve.

Andaj, sado që është e paaftë kjo Qeveri, i bëjmë thirrje që së bashku me Ministrinë e Arsimit një çast dhe më herët ditë e më parë të marrin vendim për rishikimin e protokolleve gjatë procesit të mësimdhënies dhe rishikimin e mbylljes së shkollave që të parandalohet ekspozimi i fëmijëve ndaj virusit Covid 19”, thonë nga ASH-AAA.

Nga koalicioni bëjnë thirrje që mësimdhënësit të mos i ftojnë nxënësit në shkollë për testim të njohurive, sepse në këtë mënyrë i ekspozojnë ndaj rrezikut që të infektohen me virusin Kovid-19, por këto testime të bëhen në formë elektronike ashtu siç bëhet edhe procesi i mësimdhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat