E diela ditë jopune është realitet, modeli duhet t’i mbrojë të gjithë

Maqedonia

E diela ditë jopune është realitet, modeli duhet t’i mbrojë të gjithë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:04
Shkupi

Masa qeveritare për të dielën – ditë jo pune do të shkrihet në zgjidhje ligjore sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është premtimi që Qeveria e ka bërë prioritet në programin qeveritar dhe kjo do të realizohet, kumtuan sot pasdite nga Kabineti I zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në kumtesë ceket se zbatimi i zgjidhjes ligjore do të jetë në përputhje me të gjithë partnerët socialë dhe do të merren parasysh të gjithë faktorët që janë pjesë e funksionimit të ekonomisë në vendin tonë – këtu hyjnë planet e skicuara të buxhetit për kompanitë në sektorin privat dhe institucionet nga sektori publik.

Punëtorët dhe punëtoret që do të punojnë për punëdhënësit të cilët do të funksionojnë edhe të dielën do të marrin një kompensim të shtuar për punën të dielën, që do të thotë se buxhetet e ndërmarrjeve do të ndryshohen, në mënyrë që të mos ketë ndryshime afatshkurtra në numrin e të punësuarve për shkak të rritjes së kompensimeve te këta punëdhënës, megjithatë duhet t’i jepet hapësirë riorganizimit dhe planifikimit me periudhë filluese që nga viti i ri kalendarik, d.m.th. 2022. Qeveria duhet të marrë parasysh të gjithë faktorët shoqërorë, siç është fakti që në këtë vit kalendarik edhe më tej po merremi me pasojat e shkaktuara nga kriza me Covid-19, ceket në kumtesë.

Nga Kabineti I zëvendëskryeministrit Bytyqi theksojnë se po shqyrtohen edhe propozimet e sindikatave, ku kërkohen koncesione të caktuara në vlerësimin e mekanizmit “puna të dielën”, të cilat do të jenë më të volitshme për punëtorët dhe punëtoret.

“Qeveria beson fuqimisht në dialogun social dhe vetëm përmes marrëveshjes së përbashkët do të arrijmë deri te zgjidhja përfundimtare, e kjo do të nënkuptojë një fuqi punëtore më produktive, vlerësim korrekt i punës së punëtorëve dhe punëtoreve, dhe punëdhënës që besojnë në progres dhe zhvillim. Në takimin e sotëm me odat ekonomike ishte paraparë diskutimi mbi Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin në pronë dhe një konsultë e shkurtër për tema të caktuara duke përfshirë edhe pjesën “e diela ditë jo pune”, kurse dialogun midis partnerëve socialë (Qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit) do të zhvillohet përmes mbledhjeve të Këshillit ekonomiko-social”, nënvizohet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat