Angellov: Merrni pjesë në regjistrim, të mos rrezikojmë atë që në 2001 e mbrojtëm me armë

Maqedonia

Angellov: Merrni pjesë në regjistrim, të mos rrezikojmë atë që në 2001 e mbrojtëm me armë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:06
Stojançe Angellov

Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov që është pjesë e koalicionit qeverisës sot i bëri thirrje maqedonasve në diasporë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë 2021.

Sipas tij, duhet të merret pjesë në këtë operacion, pasi që më pas të mos gjenden në një situatë që të rrezikohet ajo që u mbrojt me armë në vitin 2001.

Ai posaçërisht iu drejtua diasporës maqedonase, duke i bërë thirrje që të regjistrohen në mënyrë komode nga shtëpitë e tyre, përcjell Makpress.

“Regjistrimi është një operacion statistikor, por në vendin tonë ekziston një dimension tjetër. Ne si shtet duhet të përpiqemi që si qytetarë, pavarësisht përqindjes në vendin tonë, të gëzojmë të gjitha të drejtat. Por thirrja për një bojkot të regjistrimit mund të ketë vërtet pasoja të dëmshme në vendin tonë. Rreziku i Covid nuk është një justifikim për të thirrur një bojkot, sepse të gjitha protokollet për luftën kundër Covid do të respektohen. Pra, veçanërisht diaspora që duhet të numërohet nga shtëpia nuk ka asnjë justifikim. Mos ta sjellim veten në një situatë që nga një operacion i thjeshtë statistikor të rrezikohet ajo që është mbrojtur me armë në vitin 2001”, theksoi Angellov.

Ai u tha gazetarëve se donte të vinte në dukje kërkesën absurde të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, që kërkon njohjen e shtetësisë maqedonase me vetëm tre dëshmitarë.

“Kërkesa është diçka që besoj se nuk ekziston në asnjë vend të botës. Diçka që mund të dëmtojë vendin tonë, por jo vetëm në ekuilibrin ndëretnik, por kërcënimi i tyre duke paraqitur mijëra amendamente që do të bllokojnë paketën e pestë të masave ekonomike me të cilat shteti po përpiqet të ndihmojë kategoritë më të ndryshme të qytetarëve, do të shkaktojë vërtetë një të keqe për të gjithë qytetarët, jo vetëm për maqedonasit, por edhe për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të mos bllokojë pakon e masave ekonomike, sepse ato janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët”, theksoi Angelov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat