Gjykatësja Kërstiq: Asnjë kërkesë për masa të posaçme hetimore nuk është refuzuar

Maqedonia

Gjykatësja Kërstiq: Asnjë kërkesë për masa të posaçme hetimore nuk është refuzuar

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Masat e posaçme hetimore kanë rezultuar gjithmonë në hetim të suksesshëm dhe vendim të gjykatës në favor të drejtësisë, tha gjykatësja Sandra Kërstiq nga Gjykata Penale në Shkup në emisionin “360 gradë".

Sipas saj, në praktikën gjyqësore deri më tani asnjë kërkesë për përcaktimin e MPH-ve nuk është refuzuar.

“Nga praktika gjyqësore e deritanishme, nga analizat që kemi bërë, mund të shihnim se në praktikën gjyqësore asnjë kërkesë për përcaktimin e ndonjë mase të posaçme hetimore nuk është refuzuar.

“Pse është kjo kështu? Supozoj se të gjitha procedimet që filluan rezultuan me hetim të suksesshëm, padi dhe marrjen e ndonjë vendimi në favor të drejtësisë”, tha gjykatësja Kërstiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat